Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore ka kërkuar ndërprerje të punimeve në ByPassin e Gjirokastës, duke thënë se sipas dëshmive, projekti do të ketë një “ndikim negativ në vlerat e zonës”.
Në janar të 2021-shit, qeveria paraqiti një kërkesë për rishikimin e një propozimi të rihartuar për projektin e Bypass-it.
Të lidhura
None found
“UNESCO” kërkoi informacion shtesë, por qeveria shqiptare nuk arriti t’i përgjigjej. Së shpejti pritet që të vijë edhe një mision monitorimi për të vlerësuar nëse ndërhyrjet kanë dëmtuar “vlerat e trashëgimisë kulturore”.
“UNESCO” i rekomandoi Shqipërisë “të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura.
Ky vendim është botuar në projekt-rezolutë para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që zhvillohet midis 16 dhe 31 korrik në Kinë.
