Seanca e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut është shoqëruar me debate të shumta.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi fjalën për procedurë, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.
Xhaferi kërkoi që të votohet rendi i ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk dolën në foltore.
“Ulu në vendin tënd! Kush të rrahet bre? Kush të rrahet? Shko ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, dëgjohet të thotë Xhaferi./albeu.com/