Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku në komisariatin nr.3 në Tiranë, polici Ludian Zaimi ka qëlluar në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi.
Ai, kur ka shkuar në punë, i është afruar Saliasit dhe i ka thënë: “Si do e lëmë”. Më pas ai u ka kërkuar kolegëve të ulin kokën dhe e ka qëlluar disa herë.
“E lironte gojën ndonjëherë, më thoshte ti je qorr” mësohet të ketë thënë viktima.
Dyshohet se 25-vjeçari kohët e fundit merrte mendikamente kundër depresionit./albeu.com