Ky është efektivi i policisë që “shkarkoi karikatorin” mbi kolegun e tij në Komisariat (FOTO LAJM)

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin nr.3 në Tiranë.

Një efektiv policie qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, i cili ndërroi jetë disa minuta më vonë në spital.

Autori 25-vjeçar Ludian Zaimi qëlloi 7 herë mbi Çaush Saliasin 55-vjeç, duke prentenduar se ky i fundit e kishte ngacmuar me fjalë.

Zaimi menjëherë është arrestuar, teksa pritet vendimi që do të merret për të, teksa kishte vetëm një vit e gjysëm që ishte pjesë e uniformave blu.

Albeu.com ka arritur të sigurojë foton e autorit. /albeu.com

Shtuar 23.05.2022 23:57