Ukraina mohon spekulimet e shpërthimit të një “bombe atomike”: Propaganda ruse ka dalë nga binarët

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka reaguar ndaj akuzave se qeveria e tij synon të shpërthejë një bombë atomike në territorin rus.

Bombat atomike janë pajisje që kombinojnë eksplozivët konvencionale me materiale radioaktive dhe janë krijuar për të vrarë mijëra njerëz në çast.

Televizioni shtetëror rus ka diskutuar gjithashtu perspektivën ditët e fundit dhe në mbledhjen e së premtes mbrëma të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori rus Vasily Nebenzya u tha delegatëve: “Ne nuk duam që Ukraina të zhvillojë një ‘bombë atomike”.

 

Në një postim në Tëitter, Kuleba e përqeshi sugjerimin, duke thënë: “Propaganda ruse ka dalë nga binarët”.

Ukraina mbetet i vetmi vend në histori që heq dorë vullnetarisht nga armët e saj bërthamore. Ajo dorëzoi një arsenal prej rreth 5,000 raketash dhe bombash në vitin 1994 në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia dhe Perëndimi./albeu.com

 

 

 


Shtuar 26.02.2022 18:10

Tags: ,