Ukraina do të hapë procedim penal për bombardimet e së shtunës në Donbas.
Lajmin e bëri të ditur Zyra e Prokurorit të Ukrainës në rajonin e Donetskut, e cila bën me dije se ka hapur procedim penal për përdorimin e altilerisë së rëndë nga Rusia.
Kujtojmë se forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Donbas.
Sulmet janë zhvilluar kryesisht më 28 maj në disa zona të Donetsk, përkatësisht në Toretsk dhe në fshatrat rreth Bkahmut dhe Pokrovsky.
Zyra e Prokurorit bën me dije gjithashtu se tre persona u plagosën rëndë si pasojë e sulmeve.