Uji me limon para gjumit, si ju ndihmon të dobësoheni

Nëse ankoheni se keni shtuar disa kile dhe nuk dini si t’i hiqni, uji me limon para gjumit është shumë i mirë për të hidratuar trupin me vitamina dhe për të reduktuar peshën.

Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin. Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Kjo do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

Gjatë natës uji me limon do ju tresë ushqimin që keni konsumuar pasdite dhe në darkë. Nëse dëshironi të reduktoni disa kilogramë që keni vënë më tepër, dritare.net ju sugjeron të pini çdo darkë një gotë ujë me limon.


Shtuar 2.11.2022 23:26