Disa prej klubeve të Evropës kanë paralajmëruar krijimin e Superliges së Europës, në të cilën do të luajnë vetëm klubet e pasura.
Reagimet nga UEFA dhe FIFA kanë qenë të menjëhershme, duke paralajmëruar se lojtarët të cilët marrin pjesë në atë Superligë, mund të largohen nga Liga e Kampionëve.
Sipas “El Chiringutios” nga Spanja, thuhet se FIFA dhe UEFA ka thënë: “Ose jeni në Ligën e Kampionëve, ose jeni jashtë saj. Keni kujdes për pasojat që vijnë më pas”.
Bayern Munich është njëri nga klubet e para që është deklaruar kundër krijimit të kësaj Superlige.