Udhëtoni drejt Italisë? Njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Rinasit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm për ata qytetarë që do udhëtojnë drejt Italisë.

TIA përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se sipas një njoftimi nga autoritetet italiane, duke filluar nga dita e nesërme, datë 22 prill deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.

Ndër të tjera bëhet me dije se rezultati i testeve kërkohet të jetë në gjuhen angleze ose italiane, ndërsa njoftohet se karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Njoftimi i plotë:

📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali
📌 Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.
📌 Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test.
📌 Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.
📌 Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
📌 Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse.
⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin.
⠀⠀
Tirana International Airport.