Udhëtimi përfundoi në tragjedi, momenti kur turistët nga Maqedonia e Veriut po largoheshin nga Stambolli

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm të kobshëm. Një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas shpërtheu në flakë, duke u marrë jetën 45 personave, shumica shqiptarë. Ndërkohë 7 të tjerë mbijetuan me plagë djegieje.

Ajo që mbeti nga tragjedia ishin video dhe imazhe që tregojnë momentet plot argëtim të grupit turistik.

Të lidhura

None found

Në njërën nga videot shihet se grupi duke u argëtuar me këngë shqip në varkën që lundronte drejt Büyükada, ka kaluar momente të mbushura argëtuese me Bosforin , pulëbardha dhe delfinët.

Gjithashtu në një video tjetër është momenti kur ata largohen nga hoteli ku ishin akomoduar personat që humbën jetën.

Stafi i hotelit thotë se, 4 autobusë erdhën nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut për një udhëtim në fundjavë. Ata thonë se nuk e dinin se cili nga grupet pati fatin tragjik duke u djegur në autobus, dhe shtojnë se ata u larguan shumë të lumtur.

 


Shtuar 23.11.2021 14:09