Ende vazhdon seanca plenare në Kuvend ku dhe po zhvillohet tema për Portin e Durrësit.
Në fjalën e tij Saimir Korreshi ka shtuar se veç rindërtimit të Portit, i cili sipas tij është një “manipulim”nga arabët, ai ka shtuar se brenda tij mund tv futen vetëm çunat e Londrës.
Saimir Korreshi:
“Si mund të jetë nder që të lozet me pronën e shqiptarëve? Keni thënë që do t’i rrijë shtetit shqiptar, nuk i ikën? Por mirë, cili investitor që ka ndërtuar një pallat kthehet pronar i tokës? Kush?
Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët…Minimalisht çdo investitor që ndërton, sot s’ta jep njeri pa 40%. Jo thotë, në fund fare toka do të na rrijë ne. Po në cilin aparatement që privatizoni sot, keni tokë? Në kuotë pjesëmarrje jeni pronarë atje. Si e ka ligji, toka që jepet më shesh ndërtimi, a shitet më? Kush do ta shesë? Kush do ta blejë? Ndaj, nuk duhet të tallemi me shqiptarët…Unë mendoj që do bëni vetëm fazën e parë, atë të vjedhjes. Se faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Me lekët tona do ta zhvendosim portin. Do bëjmë 700 metra plazh, a thua se ne laheshim vetëm në kanal bretkosash dhe na kishte mbetur plazhi i Durrësit. Po nuk erdhe si çunat e Londrës me 500 nuk futesh dot atje, ” u shpreh Korreshi./albeu.com