“U zumë kot”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Peqin

Leonard Bashaliu  vrau mëngjesin e sotëm me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Haxhysa në Peqin. Bashaliu është shprehur në dëshminë paraprake që vrasja ka ndodhur për një ngjarje 5 viteve më parë ndërkohë që sipas tij sot filloi debati sërish.

“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë 40-vjeçari Bashaliu.

Mësohet se autori Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Gjocaj të Peqinit. Konflikti që nisi me fjalë mëngjesin e sotëm përfundoi me përdorimin e armës dhe vrasjen e 45-vjerçarit. Ylber Xhahysa fillimisht mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital.

Shtuar 8.06.2021 11:06