U zgjodh kryeministre e Britanisë, BE thirrje Liz Truss t’i përbëhet marrëveshjes së Brexit

Pala europiane ka uruar kryeministre e re të Britanisë Liz Truss dhe i ka kujtuar të respektojë marrëveshjen e Brexit.

“Së bashku ne përballemi me shumë sfida, nga ndryshimi i klimës deri te pushtimi rus i Ukrainës. Pres me padurim një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona ”, tha von der Leyen në një postim në Twitter.

 

Qëndrimi i kryetares së Komisionit nuk është i rastësishëm, pasi Lis Truss është zotuar të rishkruajë marrëveshjen e paraardhësit të saj, ndërsa prej kohësh ka argumentuar se negociatat me BE-në janë të pafrytshme. Nëse bisedimet kthehen në mosmarrëveshje, nuk përjashtohet një luftë tregtare./albeu.com


Shtuar 5.09.2022 16:23