U zgjodh bashkëdrejtuese politike e qarkut Tiranë, Manastirliu: E nderuar që m’u besua detyra. Do i sjellim tjetër fitore PS-së

Ogerta Manastirliu, e zgjedhur bashkëdrejtuese politike e PS për Tiranën, tha se ndihet e nderuar që i është besuar kjo detyrë.

Manastirliu thekson se do të japin maksimumin, që t’i japin PS-së fitoren. “Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030”, shkruan Manastirliu.
“E nderuar që m’u besua detyra dhe përgjegjësia e bashkëdrejtimit të fushatës së ekipit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin.

E sigurt, që së bashku, nën drejtimin e Kryetarit dhe Kryeministrit Edi Rama, me punën e secilit prej nesh dhe besimin e çdo socialisti, progresisti, simpatizanti dhe të çdo qytetari, që beson tek forca jonë politike dhe tek vizioni i Shqipërisë2030????????????????, do të japim maksimumin, për t’i sjellë një tjetër fitore forcës tonë politike në këtë qark.

Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030. KrenarpërShqipërinë. SHQIPËRIA2030”, nënvizon Manastirliu.


Shtuar 8.09.2024 19:30