U vu në pranga për skandalin e uniformave, ish-drejtoresha e MB kërkon lirinë

Pak muaj më parë u publikua skandali uniformave të policisë që çoi në pranga ish-drejtoreshën e Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari.

Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme që është vënë në për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, ka depozituar një kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Naqellari akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë.

Naqellari u vu në pranga më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë. Këta të fundit akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 28.10.2021 17:06