U vihet flaka plehrave të Vlorës, qyteti mbulohet nga reja e tymit toksik (VIDEO)

Gjatë natës, vendgrumbullimit të plehrave në Vlorë i është vënë flaka. Flakët janë përhapur në zonë duke bërë që plehrat të digjen, ndërkohë që vendi është mbuluar nga një re tymi toksik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet publike, komunale dhe ujësjellësi.

Gjithashtu kanë mbërritur dhe zjarrfikëset për të shuar flakët./albeu.com


Shtuar 30.03.2022 09:01