U tërhoq nga politika, a komunikon ende Valentina Leskaj me kryeministrin Rama?

Valentina Leskaj sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin foli gjithçka ne nuk dimë për të jo vetëm pas tërheqjes së saj nga politika, por dhe gjatë kohës që ishte prezente. Ndërsa u ndalën në të bërit politikë apo të qenit në fushën e politikës, Ermali e pyet nëse i mungon kontakti i drejtëpërdrejtë me votuesit sot?

Valentina pohoi se është e vërtetë, sepse kohët e fundit teknologjia dhe media sociale bëjnë punën e tyre. Nuk është kundër medias sociale sepse ka qenë ndër të parat që ka hapur blog, por sipas saj kontaktin e drejtpërdrejtë nuk mund ta zëvendësoj asnjë media.

A ka ende komunikim me partinë e saj apo me Kryeministrin Rama? Është kjo një pyetje që i kuriozon njerëzit që ndjekin çdo zhvillim të sajin.

 “Po patjetër. Më qëlloi së fundmi, jam anëtare bordit ndërkombëtar të antisemitizmit dhe ne kishim mbledhjen e bordit në Izrael, dhe jam zgjedhur nga ata pasi kam ikur nga politika. Ndërkohë koiçidoi me vizitën e kryeministrit atje, ai bëri takim edhe me përfaqësuesit e bordit tonë. Sigurisht që unë kudo që të jem, jam shqiptare… njerëzit më kanë pyetur se kanë parë fotot në televizion të bëra gjatë takimeve, ‘ti ke ikur, vazhdoni komunikimin?’ Natyrisht që me partinë time po e po, por edhe me të tjerë.”

Gjatë bisedës me Valentinën u ndalëm në disa foto që ajo i ka botuar edhe në librin e saj “Politika si ide”.  Një foto e vitit 1987 e shkrepur në Kamboxhia kur Valentina ishte kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”. Gjatë udhëtimeve ajo kujton se ka pasur momente të sikletshme për shkak të sistemit ku të takoje një delegacion rus mund të ishte problem apo sikurse është blerja e një bolieri.

 


Shtuar 23.11.2022 18:31