U shua në lule të rinisë, dalin pamjet e aksidentit, momenti kur i riu përplaset me shtyllën në Berat

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Berat, që i mori jetën 28-vjeçarit, Kliton Merkaj.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullimin e Ciflikut Dimal, edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë.

Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.

Ngjarja tragjike është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Poshnjës, ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit./albeu.com/.


Shtuar 21.02.2023 12:30