Ish-deputeti Aqif Rakipi ka reaguar pasi dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj tij.
Ndaj tij ishin ngritur akuza për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.
Për “5 pyetje.al” Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.
Intervista e plotë me Aqif Rakipin:
A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.
A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.
SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
Do i shoh.
Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.
A mendoni se është politike?
Po.
Po kë fajësoni?
Lul Basha e ka merakun.
Mendoni se është goditje nga Basha?
As që bëhet llaf.
Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë./albeu.com/