Endrit Dokle është liruar nga Policia e Tiranës, pasi u shoqëria pasditen e djeshme, teksa ishte duke lëvizur në automjet bashkë me Fatjon Muratin dhe Gentjan Reçin.
Bashkë me Doklen, pas verifikimeve të kryera nga uniformat blu është liruar edhe Gentian Reci, ndërsa Murati ka mbetur në qeli.
Kujtojmë që shtetasi Fatjon Murati u arrestua falë një aksioni “blic” të “bluve” për kapjen e personave në kërkim.
Në makinë me Muratin ka qenë edhe Endrit Dokle e Gentian Reçi, kunati i Dokles, që lëviznin të tre me një mjet të blinduar.
Dy të fundit u morën në pyetje nga prokuroria e Kurbimit për atentatin e trefishtë në urën e Fushë-Krujës./albeu.com