U shfaq duke qarë në Instagram, Fifi sqaron të vërtetën e videos që u bë virale: Kam kajt për dashni! (VIDEO)

Para disa ditësh në media dhe rrjete sociale qarkulloi një video në të cilën Fifi shfaqej duke qarë teksa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj. Fifi zgjodhi që të mos e tregonte arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë, por vetë këngëtarja nuk preferoi të jepte detaje.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Ndërkohë së fundmi gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, Fifi ka sqaruar se si qëndron ë vërteta pas kësaj videoje. Dikush e ka pyetur nëse ajo është prekur vërtetë prej këngës, apo për shkak të dhimbjes që ndjen nga dashuria, shkruan iconstyle.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, është përgjigjur Fifi.


Shtuar 13.07.2021 18:53