Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Madhya Pradesh të Indisë.
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën, pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin indian Madhya Pradesh.
14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur.
#Indore: Big accident on the occasion of #RamNavami, 25 people fell into stepwell due to floor collapse in the temple pic.twitter.com/i4xff2arBH
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) March 30, 2023
“Tridhjetë e pesë persona kanë vdekur. Një person tjetër është ende i zhdukur. Operacioni i shpëtimit po vazhdon ”, tha për AFP, një zyrtart lokal.
Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje në tempullin Beleshëar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami./albeu.com/