VIDEO/ Makina “fluturon” dhe bie në ujëvarë, dëshmitarët shpëtojnë babanë dhe vajzën

Një makinë e parkuar ra në një ujëvarë në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

Ngjarja ndodhi të dielën në ujëvarën Lodhiya Kund, një pikë e njohur piktoreske.

Dëshmitarët filmuan me celular momentin kur mjeti “Fluturoi” drejt ujit, ndërsa dëgjohen duke bërtitur, pasi panë se brenda makinës kishte njerëz.

Disa prej tyre u futën me shpejtësi në ujë për të nxjerrë vajzën dhe të atin e saj, që mbetën të bllokuar, teksa mjeti u zhyt në ujë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Sipas policisë, incidenti ndodhi nga pakujdesia, pasi makina ishte e parkuar shumë pranë ujit./Albeu.com/


Shtuar 8.08.2023 16:00