U plagos në Kuçovë, momenti kur policia mbledh gëzhojat (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “1 Maji”.

Sipas burimeve bëhet e ditur se i plagosuri është, Admir Bejo.

Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Më poshtë shihni pamjet nga momenti kur policia po kërkon për mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes.

Reagimi i Policisë:

Kuçovë/-  Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com/