Ditën e sotme, kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka ankimuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga shkalla e parë.
Myzyri kundërshton vendimin e gjykatës që la në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në organet e drejtësisë.
Ai kërkon rrëzimin e këtyre masave dhe rikthimin në detyrë.
Çështja ndaj Jonaid Myzyrit, lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike.