Një grua preu organet gjenitale të një kleriku islamik pasi ai u përpoq ta përdhunonte. Ngjarja ndodhi në fshatin Baralimari në rrethin Morigaon të Assam në Indi.
Sipas raportimeve, i akuzuari është identifikuar si Osman Ali. Ai është një vendas i fshatit Dhula në rrethin Darrang të Assam. Viktima thuhet se ka vepruar në vetëmbrojtje.
Raportohet se i akuzuari kishte ardhur në fshatin Baralimari për të ndihmuar një “çift pa fëmijë”. Por kur ka hyrë në shtëpinë e tyre ka tentuar ta përdhunojë gruan. Viktima ka arritur të kapë një send të mprehtë dhe t’i presë pjesët intime.
Kur u përhap lajmi për ngjarjen, Osman Ali u dërgua me urgjencë në Spitalin Civil Morigaon. Ai u referua më vonë në Kolegjin Mjekësor dhe Spitalin Gauhati (GMCH) për kujdes të mëtejshëm mjekësor./Albeu.com/