Hamza shpreh gatishmëri për takim pas ftesës së Kurtit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim me krerët e partive politike, duke deklaruar se është i gatshëm të përfshihet në bisedime për formimin e institucioneve të vendit.

Të lidhura

None found

Pas mbledhjes së PDK-së, Hamza u shpreh se gjendja e tanishme kërkon përgjegjësi politike, pasi, sipas tij, Kosova ndodhet përballë një vakumi institucional dhe mungesa e qëndrueshmërisë po i shkakton dëm vendit.

“Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit. Kosova po përballet me vakum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit është duke e dëmtuar vendin. Prandaj, duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj se secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë. Ftesa duhet të dërgohet ashtu siç e kërkon rendi, nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend. Ftesa për takim është për sot në orën 17:00.

Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Nuk jam kundër takimeve. Para se të flasim për pozita, janë më të rëndësishme prioritetet dhe adresimi i sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk dakordohemi për këto, unë ia ktheva shkresën që PDK-ja të takohet në orën 09:00 nesër”, tha Hamza.


Shtuar më 9.07.2026 17:22

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş