U përplasën për një vajzë? Dalin pamjet nga krimi në Elbasan ku njëri vëlla u vra e tjetri u plagos rëndë (VIDEO)

Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr në Elbasan me persona të tjerë ku kanë përfunduar njëri i vdekur dhe njëri i plagosur rëndë.

Viktima është shtetasi Mikel Kovaci, 28 vjeç dhe i plagosur ka mbetur vëllai i tij 19 vjeç Florenc Kovaci, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje kritike.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur te Fusha e Vjeter e Sportit ne Elbasan, ku të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur.

Aktualisht besohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur pas debatit për një vajzë, por nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po heton më shumë mbi ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.11.2021 21:10