U përplas nga makina në “Rotondon e Savrës”, humb jetën në spital i moshuari

Avdul Cullhaj, i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje, ka ndërruar jetë në spital.

87-vjeçari po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën me një tufë drush në shpinë, kur u përplas nga makina. Ai nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë ditën e djeshme, 7 nëntor

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Albeu.com 


Shtuar 8.11.2023 07:53