Aksident në Lushnje, makina përplas këmbësorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në “Rotondon e Savrës”, rreth orës 17:20.

Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale A.Ç., 87-vjeç, është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 7.11.2023 18:03