U përfshi në aksident në mes të Tiranës, si është gjendja shëndetësore e Atdheut

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Burime për media bëjnë me dije se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina.

Raportohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Atdheu duket se nuk ka patur asnjë problem pasi është shfaqur në Instagramin e tij sërish në drejtimin e një mjeti dhe duket mjaft mirë fizikisht.


Shtuar 7.10.2021 20:43