Mirjan Dedja, një nga personat e shoqëruar për vrasjen e Everest Çakës është arratisur nga paraburgimi.
Mësohet se 39-vjeçari Dedja është arratisur ditën e djeshme rreth orës 06:00, ndërsa kishte tentuar të arratisej dhe ditën e mërkurë.
Mirjan Dedja është person me precedent penal, ndërsa policia e ka shoqëruar atë për të mësuar lëvizjet e tij ditën që u ekzekutua Everest Çakaj në Elbasan.
Për ruajtjen e 39-vjeçarit janë përgjegjës 4 punonjës policie, të cilët do të japin shpjegime për ngjarjen para autoriteteve.
Everest Çaka u ekzekutua pak ditë më parë në Elbasan nga persona të pa identifikuar teksa udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij. Pas vrasjes autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë për të cilën ende nuk ka asnjë gjurmë.
Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/