U mund nga Erdogan, Kilicdaroglu: Do të vazhdoj të luftoj për demokraci

Kemal Kilicdaraglu, humbi zgjedhjet në Turqi përballë Recep Tayip Erdogan në raundin e dytë.

Në një reagim pas përfundimit të numërimit, Kilicdaraglu është shprehur se do të vazhdojë luftën për demokraci dhe të njëjtën gjë ia kërkoi edhe mbështetësve të tij.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të kësaj lufte derisa demokracia e vërtetë të vijë në vendin tonë,” tha ai ndër të tjera.

Më pas ai falenderoi anëtarët e parisë së tij, organizatat dhe votuesit./Albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 23:10