U lidh me shqiptarin pas vdekjes së burrit, ai e filmon gjatë sek*it dhe i kërkon 5 mijë euro

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Itali pasi ka kërcënuar nëpërmjet një videoje intime një grua po shqiptare, me të cilën kishte lidhje intime.

Shqiptari, 40-vjeçar kërcënoi 50-vjeçaren duke i kërkuar asaj shumën prej 5 mijë eurosh ose do të publikonte pamjet e aktit mes tyre.

Milanotoday.it” shkruan se 40-vjeçari dhe gruaja 10 vite më e madhe se ai, e cila kishte humbur bashkëshortin, janë njohur rastësisht.

Shqiptari dhe gruaja e ve kishin nisur të frekuentoheshin bashkë dhe në një nga takimet e tyre, 40-vjeçari e kishte filmuar 50-vjeçaren gjatë seksit oral, shkruajnë mediat italiane.

Këtë video, ai e ka përdorur menjëherë, kur në fund të takimit, i ka bërë të qartë shqiptares se në telefonin e tij ndodhet video intime dhe ajo do të shpërndahej në internet nëse ajo nuk i jepte 5 mijë euro.

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte i martuar, është denoncuar në Polici nga 50-vjeçarja, e cila me lot në sy, siç përshkruajnë mediat italiane, ka rrëfyer situatën ku ndodhej për shkak të njohjes me bashkëatdhetarin.

Kështu, efektivët i kanë ngritur një kurth 40-vjeçarit. Policia organizoi një takim mes tij dhe gruas të cilën e pajisën me regjistrues, i dhanë një pjesë të parave që kërkonte, të shënuara më parë, që të njiheshin nga policia dhe rrethuan zonën ku “çifti” do bënte takimin.
Duke parë shumën e vogël të parave që ajo kishte bërë gati, 40-vjeçari e kërcënoi përsëri shqiptaren duke i kërkuar më shumë para.

Çdo bisedë mes tyre u dëgjua nga policia dhe në atë moment u ndërhy për ta bllokuar shqiptarin i cili mbante në dorë paratë e shënuara nga policia.

Në celularin e tij u gjet videoja intime, e cila, nga hetimet paraprake, nuk rezulton të jetë zbuluar përmes rrjeteve sociale apo përmes mesazheve.

40-vjeçari përfundoi pa telefon dhe me pranga në duar në Burgun e Busto Arsizio (Varese).

 


Shtuar 9.08.2021 12:01