Gjykata e Korçës ka njohur me masën e sigurisë 4 të arrestuarit të cilët u kapën me 114 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” të arrestuarit; Joni Mosku, Ligor Romaçka, Idriz Manej dhe Albion Çiko, dhe kjo masë u pranua nga Gjykata.
Kujtojmë se ata u arrestuan të shtunën. Joni Mosku, me profesion avokat, tentoi të kalonte nga Gorica 66 kg kanabis. Ligor Romaçkës iu gjet në magazinë 48 kg kanabis bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumente./albeu.com