Dy të rinj dibranë janë arrestuar në Gjirokastër pasi u kapën me emigrantë në makinat e tyre.
Të arrestuarit janë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.
K.R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celular.
Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.
Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/