U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

Kokainë, bizhuteri dhe një sasi eurosh janë sekuestruar në Durrës, gjatë kontrolleve në një furgon.

Automjeti, që udhëtonte nga Italia për në Durrës, kaloi në kontroll të detajuar dhe në të u gjetën një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

Në pranga ka rënë shoferi i furgonit, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kontrabandimin e sendeve me vlerë, në Shqipëri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bizhutë”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.

Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe ajo e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike, të futjes së shumave të mëdha të parave, pa i deklaruar, të naftës dhe të mallrave të tjera kontrabandë.

Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë.

Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.

Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.

Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme


Shtuar 3.06.2023 13:59