Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të efektivit të Rrugores, Florenc Bicerri në Turqi.
Ky i fundit u arrestua nga autoritetet turke pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në reagimin e Policisë së Shtetit sqarohet se Bicerri a dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.
Për Bicerrin është kërkuar largim i menjëhershëm nga radhët e policisë.
”Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Së bashku me Florenc Bicerrin në pranga ra edhe Kujtim Çeliku, i akuzuar më parë për vjedhje.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.
Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, të goditur nga autoritetet turke ju sqarojmë se:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.
Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.
Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.