Sot u gjet i pajetë në rezervuarin e Kolanecit, 26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte denoncuar i humbur nga familjarët.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është nxjerrë nga rezervuari dhe u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq
Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.
Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com