U gjet e fundosur në revervuar, kjo është makina e dy të rinjve që u humbën jetën në Tiranë

Makina që shikoni në foto u përket dy të rinjve Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, të cilët u mbytën në liqenin e Çekrezës.

Trupat e tyre të pajetë u nxorën këtë të premte rreth orës 10:45 nga polumbarët e forcave RENEA. Alarmin për fundosjen e makinës e ngriti roja i rezervuarit rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që prej atëherë nisi puna për nxjerrjen e mjetit. Por ajo që do të zbulonin polumbarët ishte tronditëse.

Në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit gjetën 22-vjeçarin dhe 20-vjeçaren të pajetë. Deri më tani mbeten mister shkaqet se si ka rënë mjeti në rezervuar. Po ashtu e paqartë është koha se kur ka rënë makina në ujë. /albeu.com