U ekzekutua me 40 plumba, detaje nga atentati ndaj “Kumbarit” të drogës

Detaje të reja bëhen me dije nga vrajsa e Bardhok Pllanaj gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër.

Mësohet se Pllanaj është gjuajtur me kallashnikov, teksa makina e tij tip “Range Rover” ishte në ecje e sipër. Pas të shtënave dyshohet se makina e Pllanjat ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur pranë pompave në Dobraç, mjeti tip “Passat” ishte me targa italiane. Bëhet e ditur se në makinë janë gjetur dy armë të cilat dyshohet të jetë përdorur në ekzekutimin e Pllanajt.

46 vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me rreth 40 plumba. Pllanaj njohet ndryshe si ‘Kumbar’ droge.

 


Shtuar 5.04.2021 09:17