Spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri sonte në ora 21.02 minuta. 10 persona janë konfirmuar të vdekur, njofton Portalb.mk.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se ende nuk kanë të dhëna zyrtare prandaj nuk mund të jep detaje.
“Kishim takim dhe dakordimi nga ky takim është që derisa të kryen punën prokurori shtetëror dhe institucionet tjera nuk do të ketë deklaratë tjetër. Deklaratat do të bëhen pasi që informacionet të jenë zyrtare. Institucionet atë punë duhet ta bëjnë, për atë nuk mund të flitet të paktën tani, normalisht është një fatkeqësi, një dhimbje shumë e madhe por, për sa i përket të dhënave tjera dhe deklaratave tjera ato deklarata do të bëhen pasi që prokurori shtetëror do ta ketë bërë punën e vet dhe pasi të kenë dalë informacionet zyrtare për gjithçka, qoftë për viktimat e mundshëm, qoftë për të plagosurit. Gjithsesi se përgjegjësia është pjesë e çdo pune, mirëpo duhet që institucionet të përcaktojnë së pari, shkaktari, arsyet dhe gjitha tjerat.” tha ajo.