Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj u akuzua disa kohë më parë nga përfaqësuesi e ndërkombëtarëve Theo Jacobs se zgjidhja e martesës së saj kishte lidhje me vetingun.
Por Elisabeta Imeraj i ka mohuar këto akuza, duke theksuar se çdo gjë e saj ka qenë e regjistruar me letra.
Pjesë nga biseda në studio:
Imeraj: Nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me vetingun, ka zgjidhur vetëm dy momente: takimin e të atit me fëmijët dhe faktin e të lënit të fëmijëve mua personalisht.
Fevziu: Pretendimi është që është divorc “fake” dhe gjithçka vazhdon normalisht…
Imeraj: Unë kam nga shtatori 2018 me vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me vetingun.