Mëngjesin e 29 majit, u dhunua barbarisht avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, vijon të jetë e njëjtë me të njëjtat parametra.
Vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.
Sipas burimeve nga spitali i Traumës, raportohet se do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi për ta nxjerrë nga intubimi.
Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, 48 orët e ardhshme janë vendimtare për gjendjen shendetësore të avokatit Sokol Mëngjesi./Albeu.com