U dënua me 6 vite burg, e bija uron Fjolla Morinën për ditëlindje: Je shembulli im (FOTO LAJM)

Me siguri emri që keni dëgjuar më së shumti së fundmi në mediat rozë është ai i Fjolla Morinës.

Prej muajsh emri i saj është protagoniste si shkak i ngjarjeve të fundit.

Në shtatorin e vitit që lamë pas Fjolla u ndalua nga policia pasi u kap me armë. Si shkak i kësaj u zbulua edhe lidhja e saj me biznesmenin nga Kosova, Fisnik Syla  dhe çifti pushtoi për një kohë të gjatë Instagramin me foto e video nga Deubai e Maldive ku edhe i dhanë fund beqarisë.

Por pasi doli vendimi I gjykatës se Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg, Fjolla u zhduk si me magji nga Instagram dhe Fisniku ra qetësi deri mbrëmjen e djeshme ku I uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij.

Pas Fisnikut ka qenë vajza e madhe e Fjolla Morinës e cila ka uruar të ëmën në Instagram për 42 vjetorin e lindjes.

“Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje rimen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! ??❤️ Tdon Maca jote mami”, shkruan Lediana./albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 11:39