U dënua me 2 vite burg, shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës

Është shtyrë edhe këtë të premte gjyqi për prokurorin Adriatik Llalla.  Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës së GJKKO është mungesa e avokatëve.

Në seancën e sotme kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Kujtojmë se një javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e tij me dy vite burg dhe 5 vite mos ushtrim të funksioneve publike.


Shtuar 2.04.2021 11:06