U deh me alkool dhe kërcënoi pronarin, 30-vjeçari shqiptar e pëson keq

Një 30-vjeçar shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia italiane.

Sipas mediave italiane shqiptari i cili jetonte në zonën e Montesilvanos, pasi kishte pirë në vendin e punës kishte filuar dhe shqetësonte të tjerët, deri sa arriti të kërcënojë edhe pronarin.

Ai ka hedhur disa karrige brenda ambienteve të lokalit duke shkaktuar dëme materiale, gjë që ka alarmuar autoritetet policore, të cilëve i riu nuk u është bindur në momentin e arrestimit dhe ka rezistuar.

/AlbEu.com/


Shtuar 28.02.2023 17:18