U arrestua sot, Prokurori i Sarandës ka lidhje me ish-gjyqtaren e Krujës që është në burg për korrupsion

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i prokurorit Sali Hasa.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila prej muajsh është shkarkuar nga detyra dhe mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Hasa ka dalë në përgjime në një skemë të njëjtë me atë të gjyqtares Enkeleda Hoxha, pjesë e të njëjtit hetim për trafik droge të nisur që prej vitit 2020.

Çështja për gjyqtaren është veçuar nga dosja për trafikun e drogës, ndërsa SPAK vijoi hetimet ku prokurori i Sarandës Sali Hasa, dhe Oficeri i policisë gjyqësore u arrestuan me urdhër të SPAK, pikërisht në sajë të kësaj dosje.

 


Shtuar 19.06.2021 13:17