U arrestua me bujë, Gjykata jep vendimin për deputetin Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Për ish-deputetin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pas akuzave të ngritura nga SPAK për përfshirjen e tij në aferën e Inceneratorëve.

Bllako dorëzoi mandatin e deputetit vullnetarisht gjatë ditës së djeshme dhe u shpreh se është i bindur se do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor./albeu.com/