U arratisën me bujë nga burgu grek, rikthehen në qeli tre shqiptarët! Në kërkim 42-vjeçari (FOTO LAJM)

Tre shqiptarët e arratisur me bujë nga burgu grek janë rikthyer sërish në qeli.

Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim 43-vjeçari Olis Prifti, lindur në Lushnjë e banues në Dropull, Gjirokastër, ku bashkë me të ndodhet në arrati edhe një shtetas pakistanez i dënuar për vrasje.

Mediat greke bëjnë me dije se gjykata e Chanias ka dënuar me 42 muaj burgim 29-vjeçarin Mateo Barjami nga Mollasi i Kolonjës dhe me nga 34 muaj burgim Bledar Frrokun, 34 vjeç nga Shënkolli, Lezhë dhe Ardian Metën, 32 vjeç nga Grabjani, Divjakë.

Shqiptari që vijon të jetë në arrati 42 vjeçari, Olis Prifti është i dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.

Në dëshmitë e tyre të arratisurit kanë theksuar se ato kanë marrë një sufër metalike dhe dy vida të cilat i hoqën me ndihmën e një gozhdëprerëse nga një llambë dhe bënë një dosje të improvizuar dhe me të arritën të përkulnin kangjellat e dritares së tualetit, të dilnin brenda një korridori dhe më pas në garazhin e bodrumit të Komisariatit të Policisë.

Më pas ato janë hedhur nga gardhi për të dalë në rrugën kryesore pa u parë dhe më pas vodhën dy makina për të mbërritur në Heraklion, ku u arrestuan në qendër të qytetit, ndërsa sipas tyre dy të dënuarit e tjerë që janë në arrati dyshohet se kanë qëndruar në Chania.

Ndërkohë kujtojmë se katër shqiptaret e dhe pakistanezi u arratisen të hënën në orët e para të mëngjesit nga paraburgimi i Hanias ku ndodheshin në pritje të transferimit për në një burg rural të po të njëjtit qytet.

Sipas mediave greke Mateo Barjami është i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj për “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet për “grabitje”./abcnews.al/


Shtuar 9.02.2022 11:22